|
Kush janë miqtë virtualë dhe çfarë shkruhet në faqet on-line për politikanët, nga çifti Meta, Berisha, Rama, e deri tek vetë Presidenti i Republikës Sikur para disa vitesh të na thoshin se, për ne shqiptarët e thjeshtë, ka një mënyrë tjetër për të takuar politikanë, qeveritarë, deputetë etj., përveç pritjes pas dyerve të hekurta të institucioneve, nuk do ta kishim besuar. Po, ja, që ia mbërritëm edhe kësaj dite, lavdi Zotit! Apo mos duhet thënë Lavdi Internetit?!
Tashmë, është fare e thjeshtë. Mjafton një kompjuter, internet dhe gjithçka është e zgjidhur. Politikanët tanë, që është shumë e vështirë (si i thonë fjalës) t'i kapësh nga mënga, tani mund t'i kapësh nga... facebook-u.
|