Zoneelire

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
. arrow Shqip
Zone e Lire, Gjithcka qe nuk mund ta shikoni diku tjeter - Vetem Shqip
Nga balerinė, nė njė prej ikonave mė tė preferuara televizive
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 28

ami shqip zone albania

 

Nga balerinë, në një prej ikonave më të preferuara televizive. Për të arritur deri këtu, Amarda Toska i ka ngjitur shkallët një e nga një. Për t’u përballuar pak nga pak me kureshtjen, vëmendjen, sfidat. Së fundmi edhe me thashethemet për lidhjen e saj, që ka plotësuar tërësisht detajet e një jetë prej protagonisteje në qendër të vëmendjes

Drita që spikaste brenda një grupi është sidoqoftë e largët para ndriçimit të fortë të një ylli që shkëlqen vetëm. Amarda Toska  mund të shërbejë si shembulli më i mirë për ta treguar këtë në hapësirën e televizionit, po aq të mbushur me yje e po aq të ndjekur nga sytë e njerëzve. E aty, ajo tashmë ndihet si zonjë shtëpie. Jo më në grupin e baletit, por me kornizat e një imazhi. E re, e bukur dhe e talentuar, ka arritur t’i bindë të gjithë, përfshirë dhe veten, se të nisësh një aventurë televizive mund të jetë rastësore, por ta vazhdosh atë dhe të bëhesh protagoniste nuk është gjë e rastit. Dhe provën Ami e ka dhënë në një nga spektaklet më të ndjekur, në “Portokalli”, ku rilindi me përmasat e një ikone televizive e dhe u pagëzua me emrin “Ami e Portokallisë”.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
ANJEZA, ZONJUSHA E TAKAVE TĖ LARTA
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 21

Thotë se për të qenë në ekran, duhet të kesh pamje elegante. Prandaj dhe u qëndron larg rrobave sportive, për të zgjedhur fustanet dhe aksesorët edhe në jetën e përditshme. Ish- Miss Tirana rrëfen sekretet e “look”-ut të saj

anjeza shahini zoneelire kengetareA keni ndryshuar shumë gjatë viteve që keni në ekran?
Nuk mund ta vlerësoj unë ndryshimin, pasi unë nuk mendoj se kam ndryshuar. Vetëm se jam rritur dhe kjo ka bërë që të ndryshoj profesionalisht.

Çfarë lexoni përgjithësisht?
Së pari, për shkak të punës lexoj çdo mëngjes gazetat, më pas shumë internet, së fundmi kujtoj që kam lexuar librin “Djalli vishet me Prada”, “Kodi i Da Vinçit”, “Engjëj dhe djaj”. Shpesh herë u kthehem edhe librave të lexuar më parë, kryesisht të klasikëve rusë.

Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bënit këtë zgjedhje?
Asnjëherë. Kjo për faktin se unë i vlerësoj njerëzit nga bukuria shpirtërore dhe një shpirt i bukur mund të bëj të bukur çdo fytyrë, kurse e anasjellta nuk mund të ndodhë kurrë.

Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruani bukurinë tuaj?
Bukuria nuk mund të ruhet përjetë, por nuk mendoj se do bëj ndonjë gjë më shumë se femrat e tjera. Unë do bëj atë që mundem, pa kaluar në ekstreme në dëm të shëndetit tim.

Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes suaj.
Nuk mund t’i tregoj, se përndryshe mbetem e pambrojtur. Ndërsa përsa i përket pamjes, nuk është se kam ndonjë sekret.

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
A eshte ky alfabeti ilir???
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 22
Lexoni pėrmbajtjen...
 
ik o Bollano se na cave trapin
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 9

Ngjela i kërkoi Topit që t'i kërkojë Kryeprokurores të filloje proces penal ndaj Bollanos

 

Vasil Bollano jo vetem qe mohon Shqiperine por edhe e fyen ate

ik o bollano

TIRANË- Avokat Spartak Ngjela jo më kot kërkoi i pari fjalën në diskutimet jashtë rendit të ditës, gjatë seancës së djeshme në Kuvend. Madje dalja e tij nuk ka qenë as spontane, por e menduar dhe e shkruar kësaj here në një letër, ku ka kërkuar me ngulm shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ngjela ka akuzuar këtë të fundit se ka pasur interes për të organizuar protesta në Himarë, duke i kërkuar në mënyrë publike Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që t'i kërkojë Kryeprokurores të nisë proces penal ndaj tij. "Ai ka ndaluar në mënyrë arbitrare të gjitha investimet ne Himarë. Shpërdoron në mënyrë abuzive e të padrejtë të gjitha fondet e mbledhura, në mënyrë që të mos lejojë asnjë zhvillim në Himarë. E kam investiguar vetë. Derisa më në fund, para disa ditësh merr pjesë në një demonstratë, ku thërret: "Jashtë shqiptarët nga Himara". Që do të thotë nga Shqipëria.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
The New York Times: Ata kafshė kanė dalė jashtė kontrollit
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 4

Gerdec -

The New York Times: Furnizuesi po investigohet mbi armët e vjetra për afganët

Shkrimi citon bisedën që është transmetuar në “News 24” mes Diverolit dhe Trebickës. Në fund Diveroli vendos që të ngadalësojë biznesin në Shqipëri.

“Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafie. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit”, ka thënë Diveroli"

 

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Ashensori - Kamera e fshehte
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 126

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Gerdeci - Hiroshima jonė
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 7

Mediat boterore me ne ze i kane kushtuar vemendje te madhe ngjarjes te rende ne Shqiperi. Duke e cilesuar ngjarjen nje tragjedi, mediat kane hapur edicionet kryesore te lajmeve me pamje rrenqethese nga Gerdeci i shkaterruar dhe nxjerrjen e viktimave nga rrenojat

Shqipëria tronditet: “Hiroshima jonë”. Titulli i “Gazeta Shqiptare” është përdorur edhe nga gazeta prestigjioze italiane “Corriere della sera”. Përmes këtij titulli e ka nisur raportimin e kësaj ngjarjeje të rëndë “Corriere”, ndërsa saktësonte në nëntituj se qindra njerëz vullnetarë po japin gjak, dhe të paktën 24 persona të vdekur dhe 5 të zhdukur janë shpallur pas shpërthimit që ndodhi në një depo armësh. E përditshmja italiane e ka cilësuar ngjarjen, “një tragjedi që ndodhi të shtunën në mesditë në dyert e Tiranës, ku një mega-shpërthim i ndodhur në një depozitë armësh ka provokuar të vdekur dhe të plagosur”.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 17 nga 46
 
Nuk keni llogari? te Zone e lire
 





Live Users

Design & Advertising

Reklama Google
Gazeta Albania
Djali VIP, seks në banjon e shkollës Videoja 16-sekondëshe publikohet...
Read More
Gazeta Shqiptare
BalkanWeb is the first interactive site about balkan region.It gives news, and other information...
Read More
Shqiperia.com
Shqiperia.com nje portal shqiptar me informacione dhe sherbime te plota per komunitetin shqiptar!
Read More
top-channel
top-channel.tv - Lajme ne kohe reale, sondazhe, argetim, forum, chat, lojra. Websiti me i vizituar...
Read More
Albforumi
Albforumi - Lidhja qė na bashkon. Indeksi kryesor Kush ėshtė nė linjė
Read More

Me te Fundit nga Perdoruesit!