| Dosja "Tropoja", zbardhet kaseta. Berisha: E dua te gjalle Shkelqim Haklajn |
![]() Kaseta e inçizuar me fjalën që presidenti Berisha mbajti në Bajram Curri më 22 qershor 1997, ra në duart e Fatmir Haklajt në rrethana ende të pasqaruara. Në kasetë dëgjohet disa që presidenti u jep urdhër shoqëruesve të tij të arrestojnë patjetër një person që nuk përcaktohet me emër. Por të gjithë pjesëmarrësit në këtë miting e mbajnë mend shumë mirë se gjatë fjalës së Berishës, Shkëlqim Haklaj i është kundërpërgjigjur duke e sharë dhe fyer personalisht. Trupat e Gardës nuk mundën ta arrestonin Haklajn atë ditë, por ai u vra gjashtë muaj më vonë në një pritë të organizuar në Qafën e Luzhës, duke u kthyer në zanafilla e tragjedisë që përgjaku Tropojën. Më poshtë po botojmë të plotë transkiptimin e fjalimit të Berishës. Në kasetë dëgjohet disa që presidenti u jep urdhër shoqëruesve të tij të arrestojnë patjetër një person që nuk përcaktohet me emër Kaseta e inçizuar me fjalën që presidenti Berisha mbajti në Bajram Curri më 22 qershor 1997, ra në duart e Fatmir Haklajt në rrethana ende të pasqaruara. Në kasetë dëgjohet disa që presidenti u jep urdhër shoqëruesve të tij të arrestojnë patjetër një person që nuk përcaktohet me emër. Por të gjithë pjesëmarrësit në këtë miting e mbajnë mend shumë mirë se gjatë fjalës së Berishës, Shkëlqim Haklaj i është kundërpërgjigjur duke e sharë dhe fyer personalisht. Trupat e Gardës nuk mundën ta arrestonin Haklajn atë ditë, por ai u vra gjashtë muaj më vonë në një pritë të organizuar në Qafën e Luzhës, duke u kthyer në zanafilla e tragjedisë që përgjaku Tropojën. Më poshtë po botojmë të plotë transkiptimin e fjalimit të Berishës. “Ju falenderoj dhe ju jap fjalën se më datën 29(qershor 1997) e mbrapa, bandat dhe banditët, kriminelët dhe fundrrinat do të marrin vendin që u përket. Ju jap fjalën se ju do të gëzoni rendin, do të gëzoni qetësinë, do të gëzoni dinjitetin që meritoni. S’do të mund tju nëpërkëmb kurrë kush, ju malësorëve trima. Do të shfarosim komunizmin, do të çrrenjosim komunizmin, farën e serbit, farën e përçarjes, farën e ndasive kombëtare. Do t’i them dy fjalë atij deputetit socialist. Në qoftë se mendon se do të marrë vota me kriminelë, jap fjalën para jush, se s’do ta gëzojë asnjë ditë, asnjë ditë, asnjë ditë! Ta dijë mirë fjalën time, unë mbaj mirë fjalën. Atyre, atyre që ju vranë juve nën breshëri, që ju vranë fëmijët tuaj nën breshëri me porosi të serbit dhe të Fatos Nanos, do tua tregojmë atë që meritojnë. Ju të jeni të sigurtë se ne do fitojmë, se ne do rivendosim Shqipërinë atje ku është. Le të qëllojnë sot, edhe tetë ditë kanë afat, edhe tetë ditë. Pas tetë ditësh kanë fundin e turpit, fundin e historisë, fundrrina siç janë…. “Merrni masa për atë që u thashë. E dua me vete atë unë, e dua me vete atë unë. Ai do vijë direkt me ne …”(Urdhëron Berisha truprojat dhe oficerët e Gardës për Shkëlqim Haklajn, që nuk ndalon së fyeri presidentin) Vëllezër e motra… “Merr Saliun, me të gjithë tani. Unë e dua, e dua të gjallë atë unë.”(Urdhëron serish Berisha truprojat dhe oficerët e Gardës). Vëllezër dhe motra, 29 qershori do të ndajë Shqipërinë nga rrebelimi, do të ndajë Shqipërinë nga e shkuara, do të rivendosë demokracinë, do të vendos dinjitetin, do të vendosë integritetin, do të vendosë unitetin kombëtar. Tropojas, tropojas, Fatos Nano dhe Din Selimi ju vinë juve me horra, por ne do tju tregojmë vendin të gjithëve. Ju jap fjalën e nderit, do marrin vendin që meritojnë. Ata që mendojnë të marrin vota me serbin, do marrin atë që u ka dhënë gjithmonë Tropoja. Ata që duan të marrin vota me serbin, do ta paguajnë shumë shtrenjtë votën e serbit. Ju bëj thirrje vëllazërore socialistëve të Tropojës, të ndahen, të largohen nga bandat e serbit në tropojë. Të largohen prej tyre, të bashkohemi bashkë për demokracine, për dinjitetin, për Shqipërinë. Rroftë populli i Tropojës, rroftë Shqipëria! Vëllezer, une kam ardhur sot te ju, të paraqes kandidat për deputet, njërin nga bijtë më të shquar të Malësisë së Gjakovës, tribunin e lëvizjes studentore për liri, zotin Azem Hajdari. Vëllezër, unë kam besim të madh te ju, asnjë votë serbit, asnje votë serbit, votat demokracisë, votat Shqipërisë. “Nisi njerëzit ë. Nisi njerëzit që tani, se ajo është kategorike. Nuk dal nga Tropoja pa e marrë me vete atë unë”(Urdhëron serish eskortën e tij Berisha. Gjatë kësaj kohe Shkëlqim Haklajt i janë bashkuar dhe 4-5 persona të tjerë që shajnë presidentin). Vëllezër dhe motra, unë kam ardh sot te ju për të paraqit Xhevdet Mehmetin, një nga demokratët e parë të Partisë Demokratike në Tropojë. Une jap fjalën se, unë jap fjalën se të dy deputetët tuaj do të punojnë pa u lodhur për të realizue të gjithë projektet që u ndërprenë nga rrebelimi në Tropojë. Para sëgjithash për të zhdukur bandat e ndyra, hajdutë e banditë, terroristë të shitur te sërbi. Dhe pastaj do të sjellim te ju energjinë elektrike, shkollat dhe të gjitha. Rendin e çfarë ju nevojitet ju. Edhe njëherë, edhe njëherë ju falenderoj nga zemra për këtë pritje madhështore. Ju siguroj se jam krenuar krenarë çdo herë me ju, se keni qenë dhe mbeteni krenaria ime. Dhe se përveç detyrimit ndaj jush nuk ndjej asgjë tjetër. Ju falenderoj për pritjen. Rroftë Tropoja! Rroftë Shqipëria! Rroftë uniteti kombëtar! Rroftë demokracia! Pas këtij mitingu ish-presidenti Berisha, tani kryeministër i Shqipërisë, nuk ka shkuar më në Tropojë. (Artan Hoxha-GazetaShqiptare) "Tregtia e armeve qe vrau Azem Hajdarin" - Kështu foli Tahir Zema - I Nisja e brigadës për në Kosovë Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të palës serbe dhe forcave të NATO-s, brigada "Mërgimi" është nisur për në Kosovë. Me ministrin e mbrojtjes së Shqipërisë z. Luan Hajdaraga dhe me përfaqësues të Ministrisë së Mbrotjes ramë dakort që një pjesë të armatimit t'ia linim në dispozicion ushtrisë shqitare për çka, edhe ashtu u veprua, kurse pjesën tjetër kryesisht armët e lehta, t'i merrnim me vete. Policia shqiptare kishte marrë përsipër përcjelljen e brigadës "Mërgimi" deri në kufi. Nisja u bë e organizuar, me mjetet e motorizuara që i dispononim. Unë, në momentin e fundit, u caktova në një detyrë të re nga Minstria e Mbrotjes, si dhe kisha një takim shumë të rëndësishëm me përfaqësues të lartë ushtarakë të NATO-s në Shkup, për çka u detyrova që në vendin tim të caktoja Fazli Rugovën, komandant i Brigadës. Se qëllimi i ushëheqësve shqiptarë kishte qenë vetëm një truk sa për t'i marrë armët e Brigasës "Mërgimi", dëshmon edhe fakti se, posa brugada ka arritur në afërsi të qytetit Bjaram Curri, më kanë lajmëruar menjëherë se u kishin dalë në pritë forcat e policisë, të ushtrisë dhe SHIK.ut, të udhëhequra nga Fatmir Haklaj dhe Feriz Kërnaja, të cilët më kërkonin mua dhe kërkonin që brigada të kthehej prapa. Unë për këtë çështje menjëherë lajmërova autoritetet shqiptare dhe kërkova shpjegime. Deri në orët e pasditës ushtarët e mi i lanë në pikë të diellit, pa u ofruar as edhe një pikë ujë. Nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Rendit morëm sinjalin se brigada mund të kalonte vetëm përmes Kukësit, por edhe më tutje personat e sipërpërmendur kanë refuzuar kanë refuzuar urdhërin e eprorëve të tyre. Atëherë unë kam urdhëruar udhëheqësit e brigadës që nëse për psesë minuatave nuk lirohej rruga, ata do të duhej të përdornin gjithë zharrin e armëve që kishin në dispozicion për të siguruar kalimin e vetë. Për fat, ky kërcënim ka qenë I mjaftueshëm që ata ta lironin rrugën. Kështu brigade ka mbërritur në Kukës ku edhe ka kaluar kufirin. Pas kontrollit nga forcat gjermane të KFOR-it ka hyrë në Prizren. ---------------------------------------- Lexuar 6248 here Comment on this article
You must login to leave comments...
Other Visitors Comments
There are no comments currently....
|
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|
| ||
| ||
| ||
| ||
| ||
| ||
| ||
| ||