Zoneelire

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
. arrow Home arrow Arma sekrete e Berishės pėr nė NATO, ekskavatori
Arma sekrete e Berishės pėr nė NATO, ekskavatori
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 9
I dobėtMė i miri 
ImageNë ka  paraqitje më karagjoze të ushtrisë shqiptare, ka qenë ajo e datës 4 dhjetor 2007 ku forcat e armatosura shqiptare shpalosën para korifenjve të shtetit shqiptar varfërinë, mjerimin dhe mizerabilitetin. Tashmë mesa duket ushtria shqiptare do të hyjë në NATO me një armë sekrete, ekskavatorin. Ekskavatori ka qenë “arma” e rëndë e paraqitur në paradën e ushtrisë shqiptare, në 4 dhjetor para kryeministrit Berisha, Presidentit Topi, kryetares së Kuvendit Topalli, si dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Duket se ka qenë pikërisht Edi Rama që i ka dhënë hua ushtrisë fadromën e policisë ndërtimore, që tashmë është në varësi të tij.Përmes makinave tejet të vjetra ushtarake që parakalonin në bulevardin kryesor të kryeqytetit viheshin re edhe eskavatorë të cilët me sa duket ishin dhe risia e paradës në fjalë. Edhe pse pritej që të zhvillohej një ceremoni e denjë për festën në fjalë, ceremonia e sipërpërmendur ishte zhvilluar në kuadrin e një organizimi skandaloz ku mungonte performanca forcave ushtarake të vendit tonë.  Të pranishëm për të nderuar skandalin e kësaj ceremonie ishin Presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe ushtarakë të lartë të FA-ve, përfaqësues të trupit diplomatik dhe atashe ushtarakë të akredituar në vend, ish-kryeministra e drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-ve, përfaqësues të forcave politike, etj. Megjithëse ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, cinizmi i krerëve më të lartë të pranishëm u vu re që me mosrespektimin e himnit, të cilët jo vetëm nuk morën mundimin ta këndonin por as ta belbëzonin atë. Pas himnit, në mënyrë madhështore nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Leitnant Luan Hoxha, i prezantoi forcat e armatosura Komandantit të Përgjithshëm të këtyre forcave, Presidenti Topit, i cili me sa duket dje për herë të parë, në atë paradë u njoh me forcat që populli shqiptar i ka besuar të drejtojë.
Mahnitet Topi
Me ballafaqimin e tij të parë me Forcat e Armatosura, dhe me paradën e bërë për 95-vjetorin e krijimit të tyre Presidenti Topi me sa duket se ka mbetur i mahnitur duke mos vënë në llogari aparencën e atij marshimi tërësisht diktatorial. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Topi vlerësoi përparimin e Forcave të Armatosura, duke e cilësuar atë të dukshëm. Edhe pse marshimi në fjalë dukej si një marshim i festimeve apo paradave të zhvilluara në Italinë e viteve 1922-1943, ku në krye ishte diktatori Musolini për Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, kjo paradë ishte e mahnitshme. “Po t’i referohem vlerësimeve të aleatëve, Forcat e Armatosura të Shqipërisë e kanë fituar tashmë statusin e të qenit anëtar të Aleancës, duke u sjellë e operuar si pjesë e saj”, tha Topi në fjalën e tij duke keqkuptuar sentencën pasi në prag të anëtarësimit të vendit në NATO. Ndërkohë që në paradë parakaluan të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura shqiptare, megjithëse çdo kuadrat përfaqësonte një strukturë të caktuar të FA, si dhe gjithë mjetet ushtarake, të specifikuara sipas funksionit të njësive ushtarake vu re çorientimi dhe moskoordinimi i ushtarakëve të vënë në paradë, në mënyrë qesharake hapat e tyre nuk korrespodentin të njëjtë me njeri-tjetrin. E gjithë parada synonte demonstrimin para publikut të fazave të modernizimit dhe perfomancës së re të FA shqiptare, të cilat aspirojnë integrimin në NATO por në syrin e publikut kjo performancë u shndërrua në një paradë qesharake me në krye funksionarët më të lartë të shtetit duke nisur që me presidentin Topi, kryeministrin Sali Berisha si dhe me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Mobilizimi
Të shumtë nga numri por të varfër nga cilësia në bulevardin kryesor të kryeqytetit parakaluan si në kuadrin tokësor ashtu edhe në atë ajror në numër i konsiderueshëm mjete operacionale si dhe 5 helikopterë. Në këtë paradë, parakaluan 29 kuadrate, me rreth 2500 pjesëmarrës, 50 mjete të Komandës së Mbështetjes, 28 mjete operacionale dhe 5 helikopterë të Komandës së Forcës së Bashkuar. Përkrah trupave të Forcave tona të Armatosura të keqorganizuara ishin të pranishëm në paradë dhe përfaqësues ushtarakë të vendeve të NATO dhe atyre të A 3, të cilët parakaluan duke mbajtur flamujt e vendeve të tyre në mënyrë dinjitoze ndonëse jo në vendin e tyre. Kështu, parakaluan përfaqësuesit e SHBA, aleatit më strategjik të Shqipërisë, të Francës, Turqisë, Greqisë, si dhe të Kroacisë dhe Maqedonisë. Gjatë paradës u mbajtën 26 flamuj kombëtarë të vendeve anëtare të NATO. Kuadrati i parë ishte ai i veteranëve, ku parakaluan 80 pjesëmarrës, të cilët po marshonin por hir të paradës në kuadrin e një shëtitjeje normale.
Lexuar 3423 here
Comment on this article
You must login to leave comments...


Other Visitors Comments
There are no comments currently....
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
Nuk keni llogari? te Zone e lire

Lexuar 179 here
 





Live Users

Asnje anetar online.

Zone+ Njohje te reja


this_is_bad_boy M
Mosha:18
hits: 21

xhulia80 F
Mosha:30
hits: 237

Deepblue M
Mosha:24
Albania
hits: 7

artion M
Mosha:3
hits: 9

Labi M
Mosha:3
hits: 19

xhevahir M
Mosha:3
hits: 8

BENY M
Mosha:28
hits: 36

uk_boy M
hits: 68

Me te Fundit nga Perdoruesit!